Enver Peci: Rreth 50-60 aktakuza do të bien për shkelje të masave anti-COVID’19

Enver Peci: Rreth 50-60 aktakuza do të bien për shkelje të masave anti-COVID’19

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci ka thënë se janë rreth 50-60 aktakuza që do të bien për shkelje të masave anti-COVID’19, që janë vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Kështu ka thënë Peci në Edicionin Special në Klan Kosova, ku ka njoftuar se kjo gjykatë ka mbajtur sot Seancën e Përgjithshme, ku është vendosur se nuk do të ketë aktakuza për disa nga shkelësin e këtyre masave.

“Ka ndodhur një keqinterpretim se nuk do të ketë aktakuza për shkak se ka dhe për këtë arsye Gjykata Supreme ka bërë një mendim juridik sa i përket kësaj çështje”.

“Nëpër disa gjykata themelore janë ngritur disa aktakuza për shkak të veprës penale ‘Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’ dhe janë drejtuar në Gjykatën Supreme me një kërkesë se me të vërtetë ka probleme me interpretimin e kësaj dispozite ligjore në kuptimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që është sjellë më herët dhe që e ka shpallë vendimin e qeverisë si antikushtetues dhe e ka shfuqizuar”, ka thënë ai.

Peci tutje ka njoftuar se janë Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë pasur bazë ligjore që të kufizojnë lirinë e qytetarëve dhe vepra penale ndërlidhet drejtpërdrejt me organin kompetent, që I bie se vepra penale për të cilën janë akuzuar disa persona nuk e konsumon atë.

“Në këtë drejtim janë ngritur disa aktakuza nga gjykatat dhe me qëllim të qartësimit të kësaj, e kemi marrë një mendim juridik”.

“Gjykata Kushtetuese më herët më 31 mars 2020 ka vendosur që vendimi i qeverisë është antikushtetues dhe i njëjti është shfuqizuar. Vepra penale kryhet me mosveprim dhe faktikisht dispozita që e ndërlidh këtë vepër penale, pikërisht bazohet në dispozitat e organit kompetent”.

“Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Qeverisa dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë pasur bazë ligjore që ta kufizojnë lirinë e qytetarëve, kështu që kjo vepër penale direkt ndërlidhet me organin kompetent dhe si rrjedhojë konsiderojnë se vepra penale për të cilën janë akuzuar disa persona nuk e konsumon atë”, ka përfunduar Peci. /Insajderi.com