Erdhën për t’ia kërkuar borxhin babait – djali merr armën dhe e plagos borxhdhënësin

Erdhën për t’ia kërkuar borxhin babait – djali merr armën dhe e plagos borxhdhënësin

Pas një konflikti verbal, një person është goditur me armë zjarri dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda.

Ngjarja ka ndodhur dje, e mërkure, në Suharekë në orët e vona të mbrëmjes, njofton Insajderi.

Policia raporton se tashmë viktima së bashku me një dëshmitar kishte shkuar tek shtëpia e një personi për të kërkuar një borxh dhe pas një konflikti verbal kanë filluar të godasin njëri tjetrin me grushte.

“Deri sa viktima dhe i dyshuari kanë qenë duke u përleshur fizikisht djali i të dyshuarit mashkull  kosovar  i moshës se mitur ka shkuar në shtëpi ka mare një armë dhe ka shtënë disa herë në drejtim te viktimës”.

Viktima është dërguar ne Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar gjendja  e tij është e rëndë nga lëndimet që i ka marrë nga arma e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar pistoletën me shtatë  fishekë dhe dy gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Insajderi.com