Erdogan e pranon: Shërbimi sekret turk hyri në Kosovë dhe arrestoi gjashtë “gylenistët”

Erdogan e pranon: Shërbimi sekret turk hyri në Kosovë dhe arrestoi gjashtë “gylenistët”

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayp Erdogan i është gëzuar arrestimit të gjashtë shtetasve turq në Kosovë dhe deportimit të tyre për në Turqi.

Ai në një tubim e ka pranuar se arrestimin e tyre e kanë bërë shërbimet sekrete të Turqisë.

Por, ka dhënë një akuzë ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, për këtë ngjarje.

Ai ka thënë se Haradinaj ka filluar t’i mbrojë ata që kanë bërë grup shtet në Turqi dhe e shtruar edhe një pyetje: Prej kujt mer urdhër ti?

“Shërbimet tona sekrete kanë sjellë këtu gjashtë anëtarë të Gylenit. Por jam i mërzitur sepse mora vesh që janë shkarkuar minitri i Brendshëm dhe shefi i shërbimeve sekrete. Ej, kryeministri i Kosovës, që kur paske filluar të mbrosh ata që kanë bërë grusht shteti në Turqi? Nga kush i merr urdhrat ti? Jam i sigurt që populli i Kosovës, vëllezërit tanë aty, do të t’a japë përgjigjen e merituar”., tha Erdogan duke sulmuar njëkohësisht SHBA-të, të cilat sipas tij kontrollojnë Haradinajn./Insajderi.com