Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka marrë pjesë në ceremoninë për hapjen e një xhamie në Koln të Gjermanisë, njëherësh më e madhja në Evropë.
Me forca të mëdha të policisë, Erdogan e vlerësoi si shumë të rëndësishmë vizitën e tij në Gjermani.
Ai vlerësoi se takimet me kancelarin Merkel kanë shkuar mirë pavarësisht disa mosmarrëveshjeve, transmeton Insajderi.
Duke folur për ndërtimin e kësaj xhamie, Erdogan tha se po punon në luftën kundër islamofobisë dhe racizmit.
Presidenti turk kritikoi edhe reagimet pas takimeve që pati me Mesut Ozil dhe Gundogan para fillimit të Botërorit në Rusi. /Insajderi.com