Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duhet të ndihet i turpëruar për shkarkimin e ish-kreut të AKI-së, Dri" />

Erdogan – Haradinajt: Ke bërë një gabim historik

Erdogan – Haradinajt: Ke bërë një gabim historik

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duhet të ndihet i turpëruar për shkarkimin e ish-kreut të AKI-së, Driton Gashi dhe ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj.

 “Kryeministrit [të Kosovës] i them ‘turp’. Sepse largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. Sepse ato e bënë detyrën e tyre”, tha Erdogan.

“Është miku, vëllai ynë kushdo që shkollat e FETO-s ia dorëzon Fondacionit turk Maarif, kush mbyll strehët e tyre të së keqes me pamjen e institucioneve të shoqërisë civile dhe kush i largon agjentët e tij nën pamjen e biznesmenit”, është shprehur Erdoğan.

Agjencia e Intelegjencës së Turqisë ka kapur gjashtë gylenistë të enjtën në Kosovë, përmes një operacioni që ka realizuar në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës.

Personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë sjellë në Turqi me një avion të posaçëm nga ana e MIT.

Pas këtij rasti, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. /Insajderi.com