Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, ku është përmendur edhe mundësia që Kosova mos ta ketë ambasadën në Jerusalem.
Në letër Erdogan ka shprehur gëzimin e tij kur ka mësuar “qëndrimin” e Lëvizjes Vetëvendosje për rishqyrtimin e lokacionit të ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
“Jam i mendimit se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, që mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, ka thënë Erdogani në letrën e tij.
Erdogan shtoi se “Edhe gjatë periudhës së ardhshme, Turqia, sikurse përherë, do të jetë në mbështetje të popullit të Kosovës”.
Më 4 shtator në Uashington ishte arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kosova kishte fituar njohje nga Izraeli, por në këmbim të vendosjes së ambasadës në Jerusalem – diçka të cilën e kritikojnë Bashkimin Evropian dhe Turqia. /Insajderi.com