
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pritet që të vizitojë së shpejti Shqipërinë, përcjell Shqip.com.
Ai pritet të mbajë një fjalë përshëndetëse në seancën e parë plenare të Parlamentit të Shqipërisë për këtë sesion, më 17 janar, duke filluar nga ora 17:00, raporton Euronews Albania.
Ndërkaq, javët e fundit ka pasur shumë tensione në Partinë Demokratike, të cilat mund të vijojnë edhe në seancat e ardhshme plenare.
Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, të shtunën ka mbajtur një protestë para selisë së kësaj partie në Tiranë, duke kërkuar shkarkimin e kryetarit aktual, Lulzim Basha.
Gjatë kësaj proteste, mbështetësit e Sali Berishës tentuan që të hapin me forcë dyert e blinduara të selisë, duke thyer kështu edhe xhamat e ndërtesës, teksa për të shpërndarë protestuesit, është dashur edhe intervenimi i Policisë.
Kurse, të martën, kryesia e PD-së mori vendim për të përjashtuar përgjithmonë Berishën dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, nga kjo parti./Insajderi.com