![Erdogan sot për vizitë zyrtare në Shqipëri](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2022/01/Recep-tayyip-Erdogan-1-730x440.jpg)
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan do të shkojë sot në Shqipëri për një vizitë zyrtare.
Erdogan do të pritet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ora 09:25 me ceremoni zyrtare në Aeroportin e Rinasit.
Sipas agjendës së publikuar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, në orën 10:05 presidenti turk do të vizitojë një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit në Laç.
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/12/edi-rama-1024x588.jpeg)
Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama
Ndërsa në orën 13:00 do të zhvillohet takimi midis presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Në orën 15:00 do të zhvillohet nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp, në 16:00 do të jetë ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut./Shqip.com
Në orën 17:00 presidenti i Turqisë do të përshëndesë Kuvendin e Shqipërisë. Në 18:00 do të jetë nisja drejt aeroportit të Rinasit./Shqip.com