Erdogan: Sot u hoq dilema 200 vjeçare e Turqisë

Erdogan: Sot u hoq dilema 200 vjeçare e Turqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në një deklaratë përpara gazetarëve, ka bërë vlerësimet e tij mbi referendumin e zhvilluar gjatë ditës së sotme për ndryshimet kushtetuese, raporton Anadolu Agency (AA).

“Votimi nga populli për referendumin mbi ndryshimet kushtetuese, uroj që të jenë për të mirën e popullit dhe vendit tonë”, ka thënë Erdoğan.

Ai më pas e ka quajtur të dielën e referendumit si një ditë që i jep fund një dileme të madhe.

“Turqia sot ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm i cili përmbys një diskutim 200 vjeçar të drejtimit të vendit. Ky vendim nuk është një vendim dosido. Ka të bëjë me një ndryshim shumë të rëndësishëm në sistemin e drejtimit të vendit. Është dita kur është dhënë vendimi i ndryshimit.”