Erdogani sot në Serbi

Erdogani sot në Serbi

Me ftesë të kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një vizitë dyditore në Serbi sot arrin presidenti turk Recep Tayip Erdogan.

Kjo është vizita e dytë Erdoganit në Serbi. Ajo e mëhershmja ndodhi në vitin 2010, kur ishte kryeministër. Në një deklaratë për Danas, ambasadori turk Tanju Bilgiç theksoi se kjo është një vizitë historike dhe e rëndësishme.

“Ne do të shohim se cilat do të jenë rezultatet konkrete, por marrëdhëniet midis dy vendeve t janë shumë të mira dhe janë shembull për rajonin e Ballkanit dhe pjesën tjetër të Evropës,” tha ai, duke theksuar se Turqia i kushton rëndësi të madhe forcimit të bashkëpunimit dypalësh me Serbinë.

Dy presidentët u takuan dy herë këtë vit në Konferencën Ndërkombëtare të Energjisë në Stamboll dhe në shtator në Neë York, OKB.

Zyrtarët serbë presin që ekonomia të jetë tema kryesore e takimit.

Pritet që të mbahet edhe një forum biznesi turko-serb, me rreth 200 investitorë që do të vijnë me presidentin turk.