Erdoganit i bie të fikët në xhami

Erdoganit i bie të fikët në xhami

Kryetarit të Turqisë Recepp Tayyip Erdogan iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore sot gjatë faljes së Fitër Bajramit në një xhami të Stambollit shkruan gazeta turke Hürriyet.

Erdogan ka deklaruar se kishte pasur problem me qarkullimin e gjakut.

“Pata problem me qarkullim të gjakut si pasojë e diabetit”, iu tha Erdogan gazetarëve para Xhamisë.“Faleminderit Zotit, tash jam mirë” ka shtuar ai .

Gazeta turke Hürriyet ka njoftuar për këtë telash shëndetësor të kryetarit të Turqisë.

“Truprojat vrapuan te presidenti e pastaj erdhën edhe mjekët”, njofton gazeta dhe shtoi se Erdogan pastaj u dërgua në një pjesë tjetër të xhamisë.

Disa medie turke njoftuan se Erdoganit i kishte rënë të fikët.