
Kyetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka votuar në zgjedhjet e përgjithshme të cilat po mbahen sot në Shqipëri, njofton Insajderi.
Pas votimit, ai ka thënë se vota e qytetarit është me e fortë se plumbat dhe dhuna.
“Sot kemi një mundësi që ta përfundojmë mirë të gjithë historinë e zgjedhjeve”.
“Vota është më e fortë se plumbat dhe se dhuna”, ka thënë ai.
Rreth tre milionë e 500 mijë qytetarë iu drejtohen sot kutive të votimit për zgjedhjen e 140 deputetëve të cilët do të zënë ulëse në Kuvendin e Shqipërisë. /Insajderi.com