I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar kanë arritur në veri të Mitrovicës.
Në ditën e fundit të vizitës së tyre në Kosovë, ata do të takohen me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës.
Escobar dhe Lajçak gjatë ditës së djeshme janë takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Emisari evropian pasditen e djeshme ka takuar bashkërisht edhe liderët e partive opozitare në vend, derisa një gjë të tillë e kishte bërë një ditë më herët edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor./Insajderi.com