I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi të martën se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të bëhet pa cenuar sovranitetin dhe funksionalitetin e Kosovës.
Në një konferencë për media, Escobar tha se të dyja palët, si Kosova ashtu edhe Serbia, duhet të tregohen konstruktive dhe “të na tregojnë vizionet e tyre sesi duhet të duket Asocioacioni”.
“Kur kam thënë që ka shumë opsione për krijimin e një Asociacioni, kam menduar se nuk duhet të jenë modele që dëmtojnë sovranitetin apo funksionalitetin e Kosovës. Duhet të gjendet një prej modaliteteve që nuk e cenon pavarësinë”, tha ai.
“Nuk është qëllimi i SHBA-ve që të imponojnë ndonjë model, ose të zgjedh ndonjë model në emër të dyja palëve, megjithatë ne mund të ndihmojmë nëse ata kanë ndonjë model që duan të analizojnë”, u shpreh Escobar para mediave në Prishtinë.