Escobar: Rusisë t’i pamundësohet shfrytëzimi i luftës për të penguar përparimin në Ballkanin Perëndimor

Escobar: Rusisë t’i pamundësohet shfrytëzimi i luftës për të penguar përparimin në Ballkanin Perëndimor

Gabriel Escobar, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Perëndimi nuk duhet të lejojë Rusinë që të përdorë luftën e saj në Ukrainë për të penguar përparimin e shteteve në Ballkanin Perëndimor.

Në një deklaratë të publikuar nga Ambasada Amerikane në Beograd, Escobar ka thënë se Rusia është Rusia nuk është duke synuar interesat më të mira të këtyre shteteve”.

“Ekonomitë tuaja janë të lidhura në Evropë. Partnerët më të mëdhenj tregtarë dhe investitorët janë në Bashkimin Evropian. E ardhmja juaj është në Evropë, si vende anëtare të Bashkimit Evropian”, ka thënë Escobar.

Ai gjithashtu ka thënë se ka shumë punë për të bërë në Ballkanin Perëndimor, që sipas tij duhet për të punuar për të integruar rajonin në aspektin ekonomik.

“Punë për të gjetur kompromise dhe zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e pazgjidhura kufitare. Le ta shfrytëzojmë këtë krizë për të siguruar gjeneratat e së ardhmes në Ballkanin Perëndimor që të jetojnë në shtetet e integruara plotësisht në Bashkimin Evropian dhe në një Evropë të lirë dhe në paqe”, ka vazhduar ai.

I dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor ka thënë se Amerika dëshiron të jenë partnere të këtij rajoni në këto përpjekje.

“Ne duhet të shfrytëzojmë këtë shembull për të dyfishuar përpjekjet për të arritur marrëveshje kompromisi në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe të ndalim veprime që kërcënojnë stabilitetin dhe përparimin në Bosnje-Hercegovinë”. /Insajderi.com