Escobar: SHBA në mbështetje të dialogut Kosovë-Serbi

Escobar: SHBA në mbështetje të dialogut Kosovë-Serbi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian – kjo me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje ndërmjet dy shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Kështu ka deklaruar zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar.

“Shpresojmë se do të mund të jemi partnerë të të dyja qeverive (Kosovës dhe Serbisë ) dhe mbështesim zgjidhjet që ata gjejnë së bashku”, ka thënë Escobar.

Këto komente  – ai i bëri bëri gjatë një adresimi përmes videos në forumin 2BS (To be Secure) i zhvilluar të premten (15 tetor) në Budvë të Malit të Zi.

Delegacioni i Kosovës në takim me Delegacionin e Serbisë

Pikërisht, temë qendrore e kishte Malin e Zi – shtet që përballet me ndërhyrjen nga Rusia dhe Serbia.

Për këtë, Escobar tha se Shtetet e Bashkuara posedojnë mekanizma politikë dhe diplomatikë për t’iu kundërvënë ndërhyrjes së Rusisë në punët e brendshme të Malit të Zi.

Megjithatë atë ai sheh dallim ndërmjet forcave pro-serbe dhe pro-ruse.

“Së pari, unë nuk e shoh si të njëjtën gjë çështjen pro-serbe dhe pro-ruse. Ato forca politike në Mal të Zi që janë pro-serbe duhet të pranojnë që Mali i Zi duhet të jetë demokratik, i pavarur, sovran dhe i kthyer kah Perëndimi dhe të qëndrojë si pjesë e NATO-s”.

“Anëtarësimi në NATO dhe procesi i integrimit e kanë bërë Malin e Zi shembull për rajonin në 20 vjetët e fundit, dhe për ato parti që me të vërtetë po përpiqen të minojnë këto ne kemi shumë mënyra për t’iu përgjigjur. Disa prej tyre janë sanksionet, si dhe izolimi diplomatik dhe politik”, tha Escobar. /Insajderi.com