Escobar sot vjen në Kosovë, takohet me Kurtin

Escobar sot vjen në Kosovë, takohet me Kurtin

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të vizitojë sot Kosovën.

Escobar do të arrijë në Kosovë më 25 prill.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Escobar do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë në orën 18:00.

Qeveria e Kosovës

Po ashtu, Kosovën sot do ta vizitojë edhe ndihmëssekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.

Ajo do të nisë vizitën në Ballkanin Perëndimor nga Kosova.

Vizita e saj dhe e Escobarit vjen pas asaj të tre senatorëve amerikanë ditë më parë.

Donfried nga 25 deri më 29 prill do të qëndrojë në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi./Insajderi.com