Escobari e Lajçaku sot në Kosovë, dialogu dhe Asociacioni temat kyçe që pritet të diskutohen

Escobari e Lajçaku sot në Kosovë, dialogu dhe Asociacioni temat kyçe që pritet të diskutohen

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vijnë në Kosovë këtë të hënë.

Vazhdimi i dialogut me Serbinë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, si dhe mundësia për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pritet të jenë dy çështjet në fokus të takimeve të dy emisarëve me krerët e shtetit dhe liderët politikë.

Madje, sipas njohësve të procesit të dialogut, liderëve institucionalë do t’i parashtrohen edhe kërkesat e sekretarit amerikan, Blinken për gjetjen e zgjidhjes për të pagjeturit dhe marrëveshjen për energjinë në veri.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, por as Ambasada amerikane nuk kanë dhënë shumë detaje për kohën kur do të mbërrijnë në Prishtinë të dy emisarët.

Lajçak dhe Escobar do të qëndrojnë në Kosovë deri më 2 shkurt, kur do të nisen për në Beograd./Insajderi.com