Një grup prej 22 pasagjerësh të cilët i mbijetuan aksidentit të trafikut, në të cilin një autobus u përmbys në autostradën afër “Slavonski Brod” në Kroaci të dielën, udhëtoi për në Osijek rreth orës 16:30 pasdite të martën dhe më pas nga Aeroporti i Osijekut për në Prishtinë, transmeton Insajderi.
Së bashku me të lënduarit që po trajtohen në Slavonski Brod, një pjesë e anëtarëve të familjes së tyre kanë mbetur, konfirmoi drejtoresha e Kryqit të Kuq “Slavonski Brod”, Mirjana Matanoviq, shkruajnë mediat kroate.
“Puna e kujdesit për njerëzit e akomoduar në ‘Slavonski Brod’ pas aksidentit nuk ka mbaruar. Ne gjithashtu kemi organizimin e akomodimit dhe nisjes së udhëtarëve të mbetur. Ata do të largohen nga ‘Slavonski Brod’ në ditët dhe javët e ardhshme. Ne tashmë kemi organizuar një fluturim nga Zagrebi për tre pasagjerë të enjten të cilët do të largohen nga spitali më 29 Korrik”, tha drejtoresha Matanoviq.
Ajo gjithashtu raportoi se trupat e të vdekurve u transportuan në Kosovë të martën.
“Sot ishte një ditë shumë e trishtuar për të gjithë ata. Unë nuk mund të flas as nga emocionet dhe trishtimi që i pushtoi. Është e vështirë për ta të vijnë tani në Kosovë dhe të takojnë të afërmit e atyre që vdiqën”, tha Matanovioq.
Para nisjes, në emër të udhëtarëve, 19-vjeçari D.M falënderoi të gjithë në Kroaci që u erdhën në ndihmë.
Një autobus me targa të Kosovës u aksidentua të dielën duke dalë jashtë rrugës në afërsi të Sllavonski Brodit në Kroaci duke shkaktuar vdekjen e dhjetë pasagjerëve, gjersa mbi 40 janë lënduar.
Në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë, ku njëri nga shoferët ka vdekur. Autobusi po udhëtonte në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.
Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, ka njoftuar se në mesin e viktimave të aksidentit është edhe një gjerman.
Shoferit që po voziste në momentin tragjik, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./Insajderi.com