
Zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka folur pas takimit me ambasadorët e QUINT-it, ka folur për fazat e ardhshme të dialogut.
Limaj ka thënë se nëse do të varej nga vullneti i Kosovës, atëherë liderët shtetëror nuk do të flisnin fare me Vuçiqin.
“Me pas ngu vullnetin tonë s’kishim bisedu me të hiç”, tha fillimisht Limaj, transmeton Insajderi.
Zv/kryeministri i Kosovës tutje tha se është normale që përfaqësuesit e dy palëve të mos pëlqehen me njëri tjetrin.
“Përfaqësuesit e Kosovës i zgjedh populli i Kosovës, ata i zgjedhë populli serb. Nuk është me rëndësi t’i pëlqejmë njëri-tjetrit, e sigurisht që nuk i pëlqejmë”, deklaroi Limaj.
Ndryshe edhe në këtë konferencë ai bëri thirrje për unitet politik në Kosovë. /Insajderi.com