“Është koha për lehtësimin e masave kufizuese”

“Është koha për lehtësimin e masave kufizuese”

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut pretendon se është koha për lehtësimin e masave kundë COVID-19.

Përmes një komunikate për media u tha se vendosja e maskave në ambiente të hapura është e panevojshme, njofton Insajderi.

KMDLNJ po ashtu thotë se është i paarsyeshëm dënimi për shoferët  të cilët janë të vetëm në makinë, apo të shoqëruar nga anëtarë të familjes.

“Ka qenë krejtësisht e paarsyeshme shqiptimi i dënimit për ngasësin e automjetit që ka qenë i vetëm në makinë apo me anëtarë të ngushtë të familjes dhe nuk kanë vendosur maska mbrojtëse. Për këtë arsye KMDLNJ kërkon që të gjitha dënimet të shqiptuara në raste të tilla të mos ekzekutohen”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

“Gjithashtu, KMDLNj vlerëson se vendosja e maskave në ambiente të hapura nuk do të duhej të ishte detyruese kurse në ambiente të mbyllura gjithsesi duhet të vendosen. Kufizimi i lirisë së lëvizjes për persona të moshuar gjatë ditës është treguar kontraproduktive për faktin se nuk ka pasur kapacitete të mjaftueshme të kontrollohet prandaj kjo duhet të largohet sa më shpejtë”.

Në këtë deklaratë çekët edhe kufizmi i lëvizjes nga ora 22:30.

“Kufizimi i lirisë së lëvizjes nga ora 22.30 deri në ora 6.00 të mëngjesit është veprim krejtësisht i papeshuar dhe i panevojshëm aq më parë që në atë kohë, vetëm në raste të ndonjë emergjence mund të ketë lëvizje”, thuhet në reagim. /Insajderi.com