Eskalon debati mes gazetarëve në televizionin shqiptar: Beson në një m**

Eskalon debati mes gazetarëve në televizionin shqiptar: Beson në një m**

Paketa “Anti-shpifje” e diskutuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” në ‘Top Channel’, përplasi ashpër Andi Bushatin dhe Alfred Pezën të cilët kaluan edhe në akuza personale.
Pasi Alfred Peza u rreshtua në mbrojtje të paketës së propozuar nga qeveria Rama, Andi Bushati i kujtoi kohën kur ishin gazetarë të thjeshtë dhe luftonin për të tjera ideale.Debati kaloi edhe në përdorimin e fjalëve banale ku Andi Bushati i tha Pezës se po të mbrosh këtë ligj tregon se nuk ke shitur vetëm shpirtin por edhe brekët.

Pjesë nga debati

Andi Bushati: Është turp ti thuash këto mo Fred.

Alfred Peza: A mundesh dot të mos biesh në këtë nivel Andi, në diskutimin e turpe pa turpe por të flasim me argumente?

Andi Bushati: Po kemi qenë gazetarë më burrë si mund të mbrosh këtë.

Alfred Peza: Hajde flasim me argumente. Unë nuk po mbroj asgjë.

Andi Bushati: Të mbrosh këtë, jo vetëm që ke shitur shpirtin por edhe brekët ke shitur.

Alfred Peza: Nuk mbroj asgjë, mbroj atë që besoj.

Andi Bushati: Beson një m*t, një m*t beson tek kjo.Të kesh turp nëse thotë që beson tek kjo.Turp të kesh dhe mua më vjen zor që të kam pasur koleg nëse flet kështu më vjen zor që të kam pasur koleg.

Alfred Peza: Edhe mua më vjen zor sepse ke qenë nga ata që ke bërë thirrje për revolucione për njerëzit që të marrin armët e të hapen depot. Turp të kesh!

Andi Bushati: Prandaj kam dalë me 1 milionë euro nga kjo histori.