
Hysamedin Ferraj, filozofi radikal i Lëvizjes Vetëvendosje, ka paralajmëruar eskalim të situatës me përplasje qytetare në këtë kohë pandemie pas shkarkimit të qeverisë të udhëhequr nga lideri i tij partiak, Albin Kurti.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, radikali Ferraj, ka shkruar për presidentin e vendit, Hashim Thaci se është nxituar t’i kryej shërbim Serbisë dhe Rusisë, përcjell Gazeta Insajderi.
“Kosova drejt perplasjes qytetare? Hashim Thaçi po nxiton si pa krye me i krye shërbimin e radhës Serbisë e Rusisë. Në ketë vrap rrezikon me u përplasë me popullin shqiptar. Si parashikim nga e kaluara, prej saj nuk mund ta shpëtoj as vetë Kushtetuta, as Gjykata Kushtetuese, as regjimet me pushtet”, ka shkruar Ferraj.
Tutje filozofi i VV-së ka shtuar se vullnetin e popullit nuk e ka ndal asnjë kushtet e asnjë regjim, duke përmendur edhe liderë serbë.
“Në realizimin e vullnetit për vetëvendosje popullin shqiptar nuk e ka ndaluar: As kushtetuta e Jugosllavisë + e Serbisē + e Kosovës më vonë, as me 1968, me 1981, me 1990, e as me 1997.As regjimi i LKJ+ LKS+LKK nuk a ka ndalur LDK-ën, as regjimi paqësor i LDK-së nuk e ka ndalur luftën e armatosur te UÇK-së, as regjimi i Hashim Thaçit fitoren e LVV-së. Nuk e kanë ndalur as hafijet e Rankoviçit, as tankset e Millosheviqit, prandaj ka gjasë mos ta ndalojnë as veglat e Vuçiqit”, ka shkruar Ferrzaj.
Sipas Ferrajt krejt kjo situatë politike në vend është duke u bërë për dy shërbime ndaj Serbisë.
“I gjithë ky skenar ogurzi vetëm për dy shërbime ndaj Serbisë: Me heq reciprocitetin me Serbinë! Me i dhënë territor shqiptar Serbisë!”, ka përfunduar filozofi radikal i Vetëvendosjes, Hysamedin Ferraj.
Ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje është duke paralajëmruar se më 4 maj do të mbaj një “Manifestim Zgjedhor” më 4 maj në Sheshin Skënderbeu, për rrëzimin e Qeverisë Kurti. /Insajderi.com