Eskalon situata midis LVV-LDK-së në Kuvendin Komunal të Podujevës

Eskalon situata midis LVV-LDK-së në Kuvendin Komunal të Podujevës

Një përplasje para pak minutave ka ndodhur në Kuvendin Komunal të Podujevës.

Si pasojë e një debati të ashpër , një nga asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Rrahmani ka tentuar që të lagë me ujë drejtorin e Arsimit të kësaj Komune, Avni Fetahu.

Në momentin që drejtori i Arsimit Fetahu ishte duke folur, asamblisti i LDK-së është ngritur nga ulësja e tij dhe është afruar në drejtim të drejtorit dhe ka filluar që të gjuaj atë duke e lagur më ujë.

Pas kësaj situate, Kryesuesi i Seancës është shprehur se ky është një gjest i pahijshëm dhe njëkohësisht ka kërkuar nga asamblisti i LDK-së që ta lirojë sallën.

Pas kësaj asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë lëshuar sallën dhe seanca është ndërprerë në mungesë të korumit./Insajderi.com