Estonia premton mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave

Estonia premton mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Estonisë, Urmas Reinsalu, ky i fundit premtoi angazhimin e Estonisë në liberalizimin e vizave për kosovarët.

Në një njoftim për media, thuhet se ministri Rinsalu, ka premtuar përkrahje për Kosovën nga Estonia edhe në vazhdim, njofton Insajderi.

“Me homologun estonez theksuam nevojën për thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, si dhe zgjerimin e gamës së bashkëpunimit ekonomik”, tha ministrja Haradinaj-Stublla.

Estonia do ta përkrahë Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

“Z.Reinsalu më konfirmoi që Estonia si shtet anëtar i Bashkimit Evropian do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave dhe integrimit Euro-Atlantik të Kosovës”, tha kryediplomatja e Kosovës. /Insajderi.com