Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Etem Arifi, është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese të Lipjanit.
Ai është dënuar me vendim të formës së prerë për veprën penale ‘mashtrim me subvencione’.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi.com e kanë konfirmuar nga Zyra e Informimit në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
“Po është dërguar në burg, është e vërtetë”, ishte përgjigja e shkurtër.
Etemaj ka qenë në një proces të gjatë gjyqësor për shkak të akuzave të ngritura kundër tij. /Insajderi.com