
Deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi, është dorëzuar në organet e drejtësisë, njofton Insajderi.
Këtë për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, i cili tha se i njëjti është lajmëruar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
Arifi është dënuar me mbi një vit burgim për mashtrim me subvencione.
Javë më parë edhe Gjykata Kushtetuese e vlerësoi të pabazuar një ankesë të tij për këtë çështje.
Për disa muaj deputeti ka qenë në arrati. /Insajderi.com