EULEX bastisë shtëpitë e Thaçit, Veselit e Selimit

EULEX bastisë shtëpitë e Thaçit, Veselit e Selimit

Pjesëtarë të EULEX-it, kanë filluar bastisjen në shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, njofton Insajderi.

Ndërkohë zyrtarët e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës janë edhe te zyrat e PDK-së.

Të tilla pamje janë parë edhe para dy ditëve në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, që më pas u arrestua dhe u dërgua për në Hagë. /Insajderi.com