Këshilli i Bashkimit Evropian e ka vazhduar edhe për dy vjet të tjera mandatin e EULEX-it në Kosovë, njofton Insajderi.
Derisa pritej që më 14 qershor të këtij viti të ishte dita e fundit, më 3 qershor ky këshill mori vendimin që Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit të vazhdojë punën e tij në Republikën e Kosovës deri në vitin 2023.
Në një përgjigje për Gazetën Online Insajderi, zyra e EULEX-it në Kosovë ka njoftuar se ky mission do të jetë i pranishëm në vend deri më 14 qershor të 2023-tës.
“Mund të konfirmojmë se më 3 qershor Këshilli i Bashkimit Evropian e ka vazhduar mandatin e EULEX Kosova deri më 14 qershor 2023. Misioni do të vazhdojë t’i mbështesë partnerët e tij kosovarë të sundimit të ligjit në përputhje me mandatin e tij”, thuhet në përgjigjen me shkrim të kësaj zyre. /Insajderi.com