“EULEX- me çdo rast kërkonte dënim të grupit “Drenica”, edhe pa prova”

 “EULEX- me çdo rast kërkonte dënim të grupit “Drenica”, edhe pa prova”

Avokati, Arianit Koci,  ka përfaqësuar të akuzuar edhe në raste tjera që i ka hetuar e gjykuar EULEX-i, por thotë se në këtë rast ka vërejtur një sforcim të këtij misioni që të dënohen me çdo kusht të akuzuarit.

Avokati Koci në këtë dokumentar i komenton akuzat në rastin “Drenica”.

InDoks në këtë episod i kthehet rastit “Drenica” për të parë se ku gaboi, ndoshta edhe me qëllim EULEX-i, e ku në emër të drejtësisë u shkel ajo. Sa kishte propagandë e sa prova reale për këtë rast. Kush ishin personat që qëndronin prapa perdeve duke e dirigjuar këtë rast. Sa ishte ky rast proces kundër disa individëve në UÇK e sa në fakt ishte kundër vetë UÇK-së si organizatë./ Insajderi.com

InDoks | EULEX-1 kundër Drenicës

InDoks | EULEX-1 kundër Drenicës Dhjetëra të akuzuar e shumë vite burg të mbajtura nga drejtuesit më të të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rastin “Drenica” janë vetëm disa nga dëmet që i ka shkaktuar misioni EULEX. Edhe shumë dëme të tjera mund ti pësojë Kosova kur të akuzuarit të nisin të kërkojnë dëmshpërblime.InDoks në dokumentarin e radhës “EULEX-i kundër Drenicës”, me autor Visar Duriqi, i kthehet këtij rasti për të parë se ku gaboi, ndoshta edhe me qëllim EULEX-i, e ku në emër të drejtësisë u shkel ajo. Sa kishte propagandë e sa prova reale për këtë rast. Kush ishin personat që qëndronin prapa perdeve duke e dirigjuar këtë rast.Sot, shtatë vite më vonë provat e reja tregojnë që më shumë se sa një hetim për krime lufte ky ishte një mision i ELEX-it kundër disa individëve të UCK-së së paku.Sonte, ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe Live në Insajderi

Gepostet von Insajderi am Sonntag, 19. Mai 2019