EULEX për Insajderi-n: Kemi dhënë përkrahje operacionale për arrestimin e Salih Mustafës

EULEX për Insajderi-n: Kemi dhënë përkrahje operacionale për arrestimin e Salih Mustafës

Në lidhje me arrestimin e Sali Mustafës, “Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i ka dhënë përkrahje operacionale dhe logjistike ZSP-së në bazë të mandatit të tij dhe në përputhje me legjislacionin e Kosovës”.

Kështu është deklaruar zyra për informim e EULEX-it për Gazetën Online Insajderi.com në lidhje me arrestimin e Salih Mustafës pas urdhërarresit të lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Salih Mustafa është arrestuar të enjten nga Specialja, për këtë është raportuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Por, pastaj  Zyra e Prokuorit të Specializuar kishte konfirmuar urdhërarrestimin për Mustafën.

Ai kishte qenë ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në zonën operative të Llapit.

Më 18 tetor të vitit të kaluar, Mustafa ishte ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim, një muaj më pas ishte marrë në pyetje nga gjyqtarët e Dhomave të Specializuara. /Insajderi.com