Vetëm dy javë pasi që një zyrtar i EULEX-it ishte përfshirë në një skandal të ndikimit në drejtësi, EULEX ka akuzuar sot Ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuçi se ka bërë ndërhyrje politike në rastin e Sami Lushtakut

Misioni i EULEX-it në Kosovë ka reaguar sot rreth deklaratës së ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që të bind me prova konkrete opinionin publik se vendimi për dënimin e Sami Lushtakut është i drejtë.
Këto komente Kuçi i ka bërë mbrëmë një intervistë televizive, ku ndër tjerash ka shtuar se “për aq sa kam lexu nëpër gazeta, po e them si jurist jo si ministër i drejtësisë, bukur absurd është ai rast”
“Nuk ka kurrkund në botë, që mund të ketë vrasje pa u identifikuar personi dhe pa u konstatuar që ka ndodhur nga ai”, ka thënë Kuçi.
Komentet e Kuçit nuk i kanë pëlqyer zyrtarëve të EULEX-it, të cilët kanë thënë se Kuçi e ka vënë në pyetje vendimin e gjykatës.
“Mbrëmë, në një intervistë televizive, Ministri i Drejtësisë ka dhënë mendimin e tij lidhur me meritat e një rasti penal të profilit të lartë në Gjykatën e Apelit dhe e ka vënë në pyetje vendimin të cilin e kanë marrë gjyqtarët në Gjykatën Themelore në Prishtinë. EULEX-i thekson se deklaratat e tilla mund të perceptohen si frikësim dhe ndërhyrje politike”, thuhet në reagim
“Autoritetet e Kosovës duhet të sigurojnë që gjyqësori të gëzojë mbështetjen e duhur për të gjykuar në një mjedis të paanshëm”.
Për më tepër, kjo deklaratë ka shtyrë edhe anulimin e një takimi të planifikuar të mbahet sot në mes të EULEX-it, PSBE-së, zyrtarëve të lartë të gjyqësorit në Kosovë dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Pos, që nuk e ka liruar sallën, e ka detyruar kryetaren e trupit gjykues që ta ndryshojë vendimin për nxjerrjen e publikut nga salla dhe t’ia lejojë atij qëndrimin brenda.
Mospërfillja e urdhrit të gjykatës, bije ndesh me Kodin Penal të Kosovës. Ky veprim sanksionohet si vepër penale me nenin 401 të këtij Kodi.