EULEX shpërndan deklaratën e Borrellit që të liberalizohen vizat për Kosovën

EULEX shpërndan deklaratën e Borrellit që të liberalizohen vizat për Kosovën

Deklarata e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell – është shpërndarë nga EULEX në Kosovë.

Borrell ka deklaruar se “duhet të liberalizohen vizat për Kosovën”, raporton Insajderi.

“Ka kaluar shumë kohë për liberalizimi e vizave të Kosovës: vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret e lidhura dhe ne tani duhet të bëjmë përparim për këtë çështje. Unë do ta mbështes plotësisht këtë. Unë gjithashtu do të lehtësoj një takim tjetër të nivelit të lartë për dialogun Beograd-Prishtinë në muajin qershor”, thuhet në një postim të faqes së EULEX-it në Kosovë, duke u cituar Borrell.

Kohëve të fundit janë shtuar zërat se të liberalizohen vizat për kosovarët.

Vetëm Kosova në Ballkanin Perëndimor është e izoluar për të udhëtuar lirshëm në “zonën shcengen”.

Ky proces ka rreth dhjetë vite që ka nisur – është votuar disa herë në Parlamentin Evropian, por vazhdimisht është penguar nga shtete skeptike si; Franca e Holanda. /Insajderi.com