
EULEX-i këtë të enjte do të bëjë prezantimin e raportit të tij të dytë publik të monitorimit sistematik dhe tematik në drejtësi me gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Për përgatitjen e raportit, i cili mbulon periudhën mars 2020 deri tetor 2021, stafi i EULEX-it ka monitoruar 295 raste dhe ka vijuar 378 seanca gjyqësore.
Në këtë prezantim do të marrin pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.