Eurodeputeti austriak boton libër për Kosovën

Eurodeputeti austriak boton libër për Kosovën

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, së bashku me disa autorë kanë botuar librin “Kosova dhe Bashkimi Evropian – situata aktuale”, njofton Insajderi.

Botimin e këtij libri Mandl e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, në përvjetorin e 13-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka shkruar se libri paraqet temat që lidhen me Kosovën – nga anëtarësimi dhe pranimi në BE, deri te Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit dhe liberalizimi i vizave në Ballkanin.

Parathëniet e librit janë nga kancelari austriak Sebastian Kurz, komisionari evropian Olivér Várhelyi, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Arber Marku./Insajderi.com