Eurodeputeti austriak: Ndjeh keqardhje për mosliberalizimin e vizave për kosovarët

Eurodeputeti austriak: Ndjeh keqardhje për mosliberalizimin e vizave për kosovarët

Lukas Mandi, euro-deputeti austriak ka thënë të mërkurën se ndjen keqardhje për mosliberalizimin e vizave për kosovarët.

Ai tha se Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim për këtë ka marrë edhe dritën jeshile të Komisionit dhe Parlamentit Evropian.

Por, janë disa shtete skeptike që po pengojën këtë proces, përcjell Insajderi.

“Ne duhet t’i bindim ata se procedurat janë mbyllur dhe se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin”, tha ai në Kanal 10.

Më tutje, ai deklaroi se kosovarët janë pjesë e identitetit evropian dhe kjo është mirë për BE-në.

“Nëse BE-ja mbetet mbrapa për liberalizimin e vizave dhe të tjera premtime, BE-ja nuk do të bëhet më e fortë, por do të dobësohet, dhe pjesë të botës që nuk ndajnë vlerat e njëjta me Evropën dhe duan konflikt këtu, do të fitojnë territor në Ballkan dhe këtë duhet ta shmangim”, ka thënë Mandi. /Insajderi.com