Në kuadrin e procesit të integrimit në BE të Shqipërisë, sot është prehur eurodeputeti francez Thierry Mariani, i cili tha se politikat që po ndjek aktualisht Shqipëria drejt anëtarësimit në BE nuk janë të duhurat dhe të njëjta me ato të unionit, njofton Insajderi.
Ai është shprehur më pas se Shqipëria është zonë e influencës turke dhe kjo shkon në kundërshtim me linjat e politikës së Unionit Evropian dhe si shembull ka marrë dhe arrestimin e pesë mësuesve turq në Kosovë.
““Ne jemi kundër zgjerimit të BE dhe pyetja tani është për Shqipërinë përsa i përket instrumentave përpara zgjerimit. Shqipëria është një pikë qendrore e influencës turke në rajon. Dua të përmend 5 mësues në mars në Kosovë të cilët u rrëmbyen dhe u dërguan në Turqi. Inteligjenca Turke kishte edhe partnerë shqiptarë. Ne nuk mendojmë që politikat që kanë zgjedhur këto momente janë të duhura dhe ato të njëjta me BE. Duhet të tregohemi më të ndershme për sa i përket Shqipërisë”. /Insajderi.com