Eurodeputeti gjerman i bën presion Kosovës: Hiqeni tarifën prej 100 për qind

Eurodeputeti gjerman i bën presion Kosovës: Hiqeni tarifën prej 100 për qind

Kosova duhet të heqë doganat, por edhe Serbia duhet të mos e pengojë Kosovën në përpjekjet e saj, edhe pse nuk e mbështet si shtet, thekson eurodeputeti, Knut Fleckenstein.

Në një intervistë me Deutsche Wellen, Fleckenstein i ka bërë thirrje autoriteteteve kosovare që të heqin taksën prej 100 për qind të vendosur ndaj produkteve serbe.

“Bashkëpunimi rajonal në ekonomi është vendimtar. Dogana të reja do të thotë të ecësh gjithmonë një hap mbrapa, në vend që të ecet drejt njëri-tjetrit. Ne i trembemi një ashpërsimi të mëtejshëm të fronteve me doganat e reja, prandaj bëj thirrje, ashtu si e Ngarkuara e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini për vetëpëmbajtje dhe heqjen e doganave nga ana e Kosovës, të cilat shkelin edhe thelbin e marrëveshjes ekonomike, CEFTA”, është shprehur eurodeputeti.

“Palët duhet që në dialog të dërgojnë sinjale të paqes dhe bashkëpunimit”, është shprehur ai.