Eurodeputeti gjerman, Peter Beyer, ka thënë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të ndodhë tani, shkruan Insajderi.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se e mbështetë Kosovën edhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Tutje, deputeti gjerman në Parlamentin Evropian ka thënë se misioni i KFOR-it është pjesë e rëndësishme e stabilitetit dhe sigurisë në vend.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodh tani! Unë e mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, misioni i KFOR-it është një pjesë e rëndësishme e saj, sepse sjell stabilitet dhe siguri në vend”, ka thënë Beyer.
Për vonesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, është deklaruar sot me anë të një shkrimi në blogun e tij edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili tha se liberalizimin e vizave për kosovarët e mbështetë plotësisht.
Borrell vlerëson se ka kaluar shumë kohë dhe “vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret e ndërlidhura dhe tani duhet të bëjmë përparim për këtë çështje”. /Insajderi.com