
Eurodeputeti hungarez, Andor Deli, ka konfirmuar ekzistencën e një “non-paper”, që i atribuohet Austrisë, Hungarisë, Polonisë, Çekisë dhe Sllovakisë.
“Nga kjo jo-letër dhe e gjithë iniciativa, është absolutisht e qartë se sa i rëndësishëm është zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor për Hungarinë, si dhe për dëshirat e tjera të Visegrad Four dhe Austrisë”, tha ai për agjencinë e lajmeve serbe Tanjug.
Dokumentin e cilësoi shumë të rëndësishëm për një aktivizim më të madh të vendeve të rajonit në dialog.
“Personalisht, unë mendoj se do të ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe do të ishte një mesazh jashtëzakonisht i mirë për qytetarët e rajonit, sepse ashtu si qytetarët e vendeve anëtare të BE-së ata mund të shprehnin mendimin e tyre dhe tashmë do të përfshiheshin aktivisht në krijimin e drejtimit të zhvillimit të së ardhmes së BE”, tha ai. Insajderi.com