Eurodeputeti irlandez i reagon ashpër Kurtit për NATO-n: “A e ke seriozisht, mos ke presion?”

Eurodeputeti irlandez i reagon ashpër Kurtit për NATO-n:  “A e ke seriozisht, mos ke presion?”

Eurodeputeti irlandez, Mick Wallace, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në një postim ku fliste për Samitin e djeshëm në Tiranë, teksa nënvizonte se lloji i sigurisë së NATO-së është një ndër shtyllat kryesore të Bashkimit Evropian, shkruan Insajderi.

Kurti ka  folur për rolin e NATO-së për sigurinë dhe paqen në botë.

“Unë arrita në përfundimin se 3 shtyllat e tempullit të BE-së janë lloji antifashist i paqes, një lloj mirëqenie shteti dhe lloji i sigurisë së NATO-s”, shkroi Kurti.

Por, reagim i menjëhershëm në ‘Twitter’  erdhi nga Wallace, i cili e pyeti Kurtin se a është nën presion dhe a po i tradhton parimet e veta.

“Seriozisht Albin Kurti po përpiqesh të na thuash që NATO ka të bëjë me Paqen? – Kjo nuk i qëndron asnjë mendimi racional. A jeni nën presion? A është e mundur që po tradhtoni parimet?”, ka shkruar ai./Insajderi.com