Eurodeputetja gjermane i reagon Thaçit: Presidenti po rrezikon vendin e tij

Eurodeputetja gjermane i reagon Thaçit: Presidenti po rrezikon vendin e tij

Viola von Cramon, eurodeputetja gjermane në Bashkimin Evropian (BE), ka reaguar nga Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, që ftoi në takim sot liderët e partive politike për ta formuar qeverinë e re.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, von Cramon ka shkruar se ajo çfarë po bënë presidenti Thaci është absurde, përcjell Gazeta Insajderi.

“Po bëhet çdo ditë e më absurde Hashim Thaçi. Jam pa fjalë. Pyes veten se si mund të përfundojë kjo. Pse presidenti po e vë në rrezik vendin e tij”, ka shkruar von Cramon.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do t’ia jap mandatin cilësdo parti apo koalicion i cili do t’ia dëshmojë se i ka votat e mjaftueshme në Kuvend për ta votuar qeverinë, shkruan Insajderi.

Kreu i shtetit, në takimin me të gjithë liderët e partive politike, ka thënë se dhënia e mandatit do të ndodhë sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

“Si rrjedhojë e gatishmërisë së shprehur nga ju, duke respektuar Kushtetutën, ligjet, unë do t’ia jap mandatarin cilësdo parti apo koalicion që dëshmon se i ka votat në Kuvend”, ka thënë Thaçi, në takim me krerët partiak. /Insajderi.com