Eurodeputetja gjermane reagon ndaj masave të reja kufizuese, kërkon nga Qeveria të kthehet tek bazat kushtetuese

Eurodeputetja gjermane reagon ndaj masave të reja kufizuese, kërkon nga Qeveria të kthehet tek bazat kushtetuese

Viola von Cramon, deputetja gjermane në Parlamentin Evropian ka reaguar për masat e reja kufizuese për qytetarët të cilat i ka prezantuar para dy ditësh Ministria e Shëndetësisë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, deputetja Cramon ka shkruar rregullat e reja duhet të jenë në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës, përcjell Gazeta Insajderi.

Sipas deputetes rregullat të cilat shkaktojnë konfuzione dhe nuk janë në pajtim me Kushtetutën krijojnë dëme të mëdha.

“Rregullat e kufizimit të lëvizjes duhet të jenë në pajtueshmëri me rregullat e Kushtetutës së Kosovës. Rregullat që krijojnë më shumë konfusion dhe që s’janë në pajtim me Kushtetutën mund të shkaktojnë më shumë dëm. Shtetet tjera kanë caktuar kohën që mund të shpenzosh jashtë, por jo edhe orën se kur mund të dalësh jashtë. Qeveria duhet të kthehet prapa tek bazat kushtetuese”, ka shkruar von Cramon.

Ministria e Shëndetësisë sipas masave të reja, ia ka kufizuar lëvizjen qytetarëve me vetëm 90 minuta në ditë sipas numrit të parafundit të numrit personal të letërnjoftimit. /Insajderi.com