Shpërthimi i bombolës në Ferizaj ka marrë vëmendjen e agjencisë së lajmeve në Francë “Euronews”.
Në artikull citohet komandanti i Policisë në Ferizaj, Emin Beqiri i cili kishte deklaruar se nga ky shpërthim janë lënduar 42 persona dhe të gjithë po marrin trajtim mjekësor, transmeton Insajderi.
Agjencia franceze ka shkruar edhe rreth deklaratës së kryetarit të Ferizajit, Agim Aliun, i cili kishte thënë se “shpërthimi ishte aq i dhunshëm sa që kalimtarët ishin në mesin e të lënduarve, së bashku me klientët në restorant”.
“Kryebashkiaku gjithashtu shprehu falënderimet e tij për shërbimet e urgjencës dhe stafin mjekësor që po trajtonin të plagosurit në spitale”, përmbyllet artikulli /Insajderi.com