
Arrestimi i dy krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, është bërë teme edhe në media të njohura botërore, njofton Insajderi.
Lidhur me arrestimin e tyre, nga EULEX-i për Gjykatën Speciale ka shkruar edhe Agjencia e njohur e lajmeve në Francë, Euronews.
Kjo media shkruan se Haradinaj është anëtari i fundit i shoqatës së veteranëve të luftës që u arrestua, duke akuzuar për frikësimin e dëshmitarëve.
“Zyra e Prokurorit të Speciales tha në një deklaratë se Haradinaj u arrestua “për vepra kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje e fshehtësisë së procedurave”.
Euronews tutje shkruan se është arrestuar edhe Hysni Gucati duke iu referuar si ish anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë./Insajderi.com