“Europa Nostra” i përgjigjet Osmanit e Kurtit për Manastirin e Deçanit

“Europa Nostra” i përgjigjet Osmanit e Kurtit për Manastirin e Deçanit

Organizata “Europa Nostra” i është përgjigjur letrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, përmes së cilës kanë paraqitur disa argumente se pse pse kjo organizatë ka gabuar në nominimin e Manastiri i Deçanit në programin “Europe’s Seven Most Endangered Monuments (Shtatë monumentet më të rrezikuara në Evropë)”, njofton Insajderi.

Në përgjigjen e “Europa Nostra” thuhet se janë shqyrtuar me kujdes pikëpamjet e Osmanit dhe Kurtit dhe se përmes publikimit të listës ku përfshihet edhe Manastiri i Deçanit si një ndër 7 monumentet e rrezikuara më të rrezikuara në Evropë për vitin 2021, ata angazhohen që të veprojnë si katalizatorë për ndryshim pozitiv lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë së rrezikuar.

Osmani e Kurti në letrën dërguar “Europa Nostra” i kishte bërë thirrje presidentit ekzekutiv të organizatës, Hermann Parzinger, që të organizojnë një takim për të diskutuar mbi mundësitë për bashkëpunim.

Parzinger i ka falënderuar Osmanin e Kurtin për ftesën e takimit si dhe ka shprehur vullnetin që ta mbajnë një video konference të përbashkët në javët në vijim.

“Në lidhje me sa u tha më lart, e vlerësojmë angazhimin tuaj të fuqishëm për të mbrojtur përparimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në Kosovë, që është pjesë e trashëgimisë së përbashkët kulturore e Evropës dhe Botës. Ju falënderojmë për ftesën tuaj për të organizuar një takim ku do të diskutonim mënyra për të zhvilluar bashkëpunim në të ardhmen.

Shpresojmë fuqishëm që së shpejti do të bëhet e mundur të udhëtojmë sërish dhe të organizojmë një vizitë në Kosovë. Në ndërkohë, ju sugjerojmë të mbajmë një video konferencë virtuale në javët në vijim. Në kuadër të përkushtimit tonë të fuqishëm për mbrojtjen e duhur të trashëgimisë kulturore dhe natyrore në Ballkanin Perëndimor, si një komponent jetik i rrugëtimit dhe të ardhmes së tyre evropiane, mirëpresim bashkëpunimin me organe publike dhe private që janë aktive në fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë si dhe në të gjitha vendet e tjera në rajon”, thuhet ndër të tjera në letër./Insajderi.com

Përgjigjja e Europa Nostra për letrën e Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti, disa ditë para vendimit për…

Posted by Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit on Friday, April 9, 2021