Shpend Ahmeti ka fituar mbi 46 për qind të votave në Komunën e Prishtinës, sipas rezultateve të exit-poll që i publikoi sot Klan Kosova.
Ahmeti del të jetë kandidati më i suksesshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, sipas rezultateve të exit-polleve.
Ndërkaq, kandidati i dytë më i suksesshëm i VV-së nëpër komuna, del të jetë Sami Kurteshi në Gjilan – tregojnë rezultatet e exit-pollit, raporton Gazeta Online Insajderi.
Sami Kurteshi ka fituar rreth 28 për qind të votave në Gjilan dhe pritet të shkojë në balotazh me Lutfi Hazirin e LDK-së.
Lexoni edhe:
Exit-poll: Vetëvendosje shkon në balotazh në tre qendra rajonale
Lëvizja Vetëvendosje do të shkojë në balotazh në tri prej gjashtë qendrave rajonale të Kosovës.
Sipas këtij exit-polli, Vetëvendosje ka arritur të shkojë në balotazh në Komunën e Gjilanit, Komunën e Prizrenit dhe në Komunën e Prishtinës. /Insajderi.com