Fabrizi: Serbia po shkon kah BE dhe kjo rrugë nuk ndryshon

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi Sem Fabrizi ka deklaruar se Serbia, si dhe i gjithë rajoni, shkon kah Bashkimi Evropian dhe se kjo rrugë nuk ndryshon.

Fabrizi: Serbia po shkon kah BE dhe kjo rrugë nuk ndryshon

Në një intervistë për gazetën serbe Danas, Fabrizi ka theksuar se nuk konsideron se Serbia, siç kanë vlerësuar disa diplomatë, po ia kthen shpinën BE-së dhe po favorizon ndihmën nga Kina, por ka vlerësuar se solidaritetin nuk duhet shfrytëzuar si armë për fitimin e poenave gjeopolitike.

“Në janar kur koronavirusi ishte në kulmin e tij në Azi, BE ka dërguar 56 tonë material mjekësor në Kinë dhe ka kthyer në shtëpi mijëra njerëz të cilët kishin qëlluar atje. Tani Kina po na kthen këtë”, ka pretenduar Fabrizi.

Kur bëhet fjalë për ndihmën e BE për Serbinë, Fabrizi ka thënë se me kërkesën e 16 marsit, BE ka paralajmëruar një pako fillestare me vlerë prej 93 milionë euro, 15 për ndihmë emergjente shëndetësore dhe 78 milionë euro për rikëmbje ekonomike.

Ai ka shtuar se edhe nëntë aeroplanë kargo kanë aterruar në Serbi duke sjellë 300 tonë material dhe ka paralajmëruar se do të ketë edhe më tepër, dhe se më 3 prill është nënshkruar një kontratë për ndihmë pa kthim prej 4,5 milionë euro për maska, respiratorë dhe kontenierë.

“Pakoja jonë e ndihmës emergjente në tri javët e kaluara janë vetëm një pjesë e programit gjithëpërfshirës të përkrahjes”, ka thënë Fabrizi.

Ai ka thënë se situata e pandemisë i ka vënë mediet në një situatë të rëndë dhe po e bënë gazetarinë edhe më të vështirë, gjë që brengosë sepse një ambient i shëndoshë mediatik është kyç për shoqëri të shëndosh demorkatik.

“BE po kërkon mënyrën se si ta drejtojë ndihmën e saj financiare për mediet në mënyrë që edhe ato ta përballojnë krizën”, ka thënë Fabrizi për Danas./Insajderi.com.