fbpx

Facebook me ekspertë dhe inteligjencë artificiale në luftën kundër terrorizmit

Facebook me ekspertë dhe inteligjencë artificiale në luftën kundër terrorizmit

Facebook ka punësuar më shumë se 150 ekspertë kundërterrorizmit dhe është duke rritur përdorimin e inteligjencës artificiale për të larguar postimet me përmbajtje terroriste.

Kjo inteligjencë e re artificiale kupton gjuhën dhe analizon fotografitë në mënyrë që të provojnë të ndalojnë terroristët nga përdorimi i rrjeteve sociale për rekrutim dhe propagandë.

Kjo lëvizje vjen pasi Facebook po kritikohet nga qeveritë që të bëjë më shumë në luftën kundër terrorizmit, shkruan Bloomberg Tech.

Gjithashtu rrjeti social tha se do tu japë markave më shumë qasje rreth përmbajtjeve që shfaqen ngjitur me reklamat e tyre.

Youtube humbi shumë konsumatorë në fillim të vitit pasi disa prej reklamave të markave prestigjioze shfaqeshin ngjitur me përmbajtje ekstremiste.

Këto deklarata erdhën në të njëjtën kohë kur liderët Britanikë dhe Francezë thanë se do të kërkonin implementimin e ligjeve të reja Evropiane për të gjobitur kompanitë të cilat nuk heqin menjëherë përmbajtjet të tilla.

Në një deklaratë të përbashkët, Kryeministrja Britanike Theresa May dhe Presidenti Francez Emmanuel Macron thanë se do të ndërmerrnin masa ndaj shërbimeve në internet që nuk i ndihmojnë në luftën kundër radikalizmit.