fbpx

Facebook fshiu mbi mbi 2 miliardë profile të rreme, por ka një problem me ish-presidentin e Kosovës

Facebook fshiu mbi mbi 2 miliardë profile të rreme, por ka një problem me ish-presidentin e Kosovës

Megjithë masat e ndërmarra së fundmi, rrjeti social Facebook është ende në problem me profilet e rreme, të cilat dyshohen se keqpërdorin emrat e personaliteteve publike, e sidomos atyre politike në të gjithë botën.

Facebook njoftoi gjatë kësaj jave se ka fshirë 2.19 miliardë profile të rreme të hapura në Facebook. Kompania me drejtor ekzekutiv amerikanin Mark Zuckerberg, u tha mediave se “gjatë kësaj periudhe po bllokojmë më shumë profile të rreme se kurrë më parë.”

Facebook thotë se 5% e llogarive aktive në këtë rrjet social janë të falsifikuara.

Profesori nga Universiteti “George Washington” në Uashington D.C të SHBA-ve, Trevor Davis, i cili merret me hulumtime dhe studime të Facebook, ka arritur të gjejë se Facebook ka ende probleme të mëdha me fshirjen e llogarive të falsifikuara në rrjetin e saj.

Në mesin e personaliteteve që kanë një numër të madh të profileve të rrema është edhe ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, thotë Davis, shkruan portali amerikan Buzzfeed.

“Ata nuk arritën të fshinin llogaritë që kanë përdorur fotografi të vjedhura të aktorëve të famshëm dhe madje edhe fotografi të presidentit të ndjerë të Kosovës [Ibrahim Rugova] në profilet e rreme”, thotë profesori Davis.

Ndërkaq, problemin kryesor që thotë se e ka identifikuar profesori Trevor Davis, është numri i madh i profileve të rreme që dyshohet se i përkasin partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani, AfD.

Sipas tij, rreth 85 për qind e informacioneve rreth partive politike gjermane që qarkullojnë në Facebook, i takojnë AfD-së. /Insajderi.com